27.12.2019 - 19:31
Ledri Vula dhe Elvana Gjata janë dy artistë mjaft të pëlqyer të ‘showbiz-it’ shqiptar.
Dyshja solli në muajin korrik të vitit të kaluar bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar ‘Mike’, i cili rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Së fundmi ata kanë performuar në New York, ku nuk kanë ngurruar të këndojnë në skenë bashkë edhe ‘Mike’.
Ka qenë reperi, i cili ka publikuar një foto bardhezi krah Elvanës ku shfaqen të dy mjaft të qeshur.
“E përjetshme”, ka shkruar ai krah fotos, shoqëruar dhe me emojin e pianos.
Nuk dihet nëse dy artistët do të sjellin një këngë tjetër së bashku, megjithatë ky postim ngjalli dyshime tek të gjithë ndjekësit e tyre.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vjen surpriza
Elvana “lë” muzikën për “2 Gisht Mjalt”!
Shpërthejnë në Zvicër