MENU
klinika

Lufta e nënës së Ritës me kancerin e gjirit

Shenja plage në kraharor, mesazhi i Vera Orës për gratë

27.12.2019 - 20:31

Mamaja e Rita Orës, Vera ka dhënë një mesazh frymëzues për të gjithë gratë në botë.

Vera Ora, e cila me profesion është psikiatre, vazhdimisht po inkurajon gratë përmes postimeve nëpër rrjetet sociale, që të jenë të kënaqur me veten e tyre dhe të gjitha ‘mangësitë’ që mund t’i kenë.

Ajo ka postuar disa foto gjatë pushimeve të fundvitit me familjen, ku kaluan edhe Krishtlindje.

Në foto shihet në bikini ndërsa ka shfaqur një nga shenjat e plagës së operacionit në gji për të larguar kancerin.

“Kjo fotografi është një përfaqësim i të gjithëve që kanë plagë, plagë emocionale apo fizike që të gjithë mund t’i fshehim brenda, imja është plagë e operacionit të gjirit.

Kam mësuar që plagët nuk na përcaktojnë, se ato duhet të jenë një kujtesë e forcës dhe vendosmërisë sonë që trupat ose mendja jonë kanë kaluar! Bëni vitin 2020 një vit që ta duam dhe respektojmë trupin tonë dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mendor në proces”, ka shkruar Vera Ora krahas fotos.

Kujtojmë që Vera është një prej grave që ka fituar luftën me kancerin e gjirit.