Jeta private e aktores dhe moderatores, Rudina Dembacajt muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Prej kohësh qarkullonin lajmë se ajo ishte ndarë nga bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj. Lajme që më vonë u konfirmuan edhe nga vetë Rudina. Aktorja e pranoi publikisht se ajo dhe bashkëshorti, Aleksi po divorcoheshin.
Por edhe pse të ndarë ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë pasi ata kanë një vajzë të mrekullueshme, Viktorian. Ditën e djeshme Rudina dhe Aleksi janë ribashkuar për arsyen më të rëndësishme sepse vogëlushja e tyre, Viktoria feston ditëlindjen. Ata kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale.
Të tre, si një familje kanë realizuar një foto të mrekullueshme. Viktoria shfaqet e veshur me fustan si princeshë ndërsa mami dhe babi i dhurojnë nga një puthje. Foton Rudina e ka postuar në Instagram me një dedikim emocionues.
“Viktoria, e bukura jonë! Sot ti bën 3 vjeç, 3 vite drite e lumturi për ne. I lutemi Zotit të jemi gjithmonë pranë teje, vetëm për të të parë të rritesh e lumtur. Nga gjithë gjërat e kësaj bote e vetmja gjë qe nuk do të mungoje kurrë është dashuria. Të duam shume!!!”- shkruan ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj.