Pak ditë pas Festivalit të Këngës, papritur të gjtiha këngët pjesëmarrëse u fshinë nga YouTube.
Mes tyre ishte dhe ajo e Elvana Gjatës, “Me tana”, e cila kishte marrë më shumë se 4 milionë klikime.
RTSH e cilësoi si një gabim teknik këtë e megjithatë, tha se këngët do të riktheheshin.
Por duke parë kërkesat e mëdha të fansave të saj, Elvana e ka marrë vetë situatën në dorë.
Këngëtarja ka reaguar duke publikuar këngën në kanalin e saj në YouTube.
“Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vijnë. Ju dua shumë!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se fituese e edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës” u shpall Arilena Ara dhe pati shumë polemika mbi faktin se votimi nuk ishte i drejtë dhe se fitoren e meritonte Elvana.