Ai është sot ndër grimerët më të njohur në botë, por dikur, nëna e tij nuk ka dashur që të kishte këtë profesion.
Mario Dedivanovic ka publikuar një foto pranë nënës tek dyqanet e “Sephora”-s, ku tregoi se fillimisht nëna nuk e kishte përkrahur që ai të bëhej grimer.
“Mamaja ime ishte jashtë vendit gjatë lansimit prandaj mbrëmjen e kaluar shkova me të tek Sephora që ta shihte për herë të parë. Ajo ishte me mua 19 vite më parë kur kalova pranë një dyqani Sephora dhe menjëherë hyra brenda për të aplikuar për punë.
Por mamaja më kapi krahun për të më nxjerrë jashtë dyqanit dhe më tha se bukuria e makeup-i nuk janë për ty. Faleminderit Zotit pata kurajon të mos heq dorë dhe vitet që pasuan. Jo shumë fëmijë e bëjnë këtë. Të dua mami”, shkruan ai.
Kujtojmë se grimeri së fundi ka lansuar një linjë furçash grimi bashkë me “Sephora”.
Ai këtë vit bëri bujë të madhe me deklaratën rreth orientimit seksual, ku tregoi se është gay.