MENU
klinika

Për ju supersticiozë... sjellin ters

Këto 3 ushqime mos i vendosni në tavolinë

31.12.2019 - 08:42

Kur nuk na ndajnë shumë orë nga nata e ndërrimit të viteve, të gjitha amvisat janë duke menduar në lidhje me menynë që do të zgjedhin për festën.

Por ndoshta nuk e dini që disa prej ushqimeve që gjenden në tryezë janë tersi i Vitit të Ri. Prandaj mbani shënim dhe largojini nga tavolina sa më parë:

  • Krahët e pulës:

Krahët e pulës të shoqëruara me patate të skuqura mund të jenë një zgjedhje e mirë për ditët që nuk keni dëshirë të impenjoheni në kuzhinë, por jo për Vitin e Ri. Sigurohuni që fati të mos ju fluturojë këtë vit, kështu që thuajuni jo krahëve të pulës.

  • Majdanozi:

Erëza e freskët që nuk mungon në treg gjatë gjithë vitit njihet për shijen e saj karakteristike, por sipas supersticiozëve nuk duhet ta përdorni natën e Vitit të Ri. Ata shkojnë edhe më tej, duke thënë që nëse ia dhuroni dikujt atë do ta përndjekë fati i keq.

  • Buka e zezë me vrima:

Ndoshta po mendoni se kush e ka mendjen tek buka ndërkohë që tryeza është plot e përplot me gjëra të mira. Por, ja që besnikët e bukës e duan edhe gjatë festive. Kini kujdes nga buka me vrimë pasi sjell fat të keq.

Nëse në mezen tradicionale ka hapësirë edhe për vezët e ziera, bëni mirë që pas pastrimit të tyre të bëni copë e çikë lëvozhgat.

Sipas gojëdhënave, ato sjellin ters dhe stuhi problemesh e konfliktesh gjatë viti pasardhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën