2019-ta iku, dhe bashkë me të edhe disa tendenca për sa i përket modës.
Nëse u keni kushtuar vëmendje sa duhet pasarelave të 2019-ës, atëherë mos kini frikë për të guxuar.
Ajo që dizajnerët do të ofrojnë gjatë këtij viti janë në këtë listë. Ju filloni të mendoni që tani për gjithçka do të shikoni përgjatë vitit 2020.
Sigurisht që do të gjeni ato që po kërkoni mes emrave të njohur të modës; Caroline Herrera, Off-white, Miu Miu etj. Përgatituni të gjeni thekët, ‘polka dots’ dhe veshjet e lëkurës shumëngjyrëshe.
Këto tendenca janë të guximshme dhe mjaft kreative.
Polka dots
Marigold Mania (Nuk është mustard, por as gold—marigold është një ngjyrë e re mes të dyjave që do ta shikoni kudo në vitin 2020).
Kostumi (Nisi në 2019-ën dhe do të vazhdojë të dominojë edhe këtë vit).
Thekë, thekë thekë… përsëri
Jeshile, neon
Frudha, pala
Lëkurë me ngjyra
Metalike
Fustan-pallto (xhaketë)
Mos na thoni që nuk ju thamë. Këto tendenca do të ‘dominojnë’ vitin 2020, ndaj kontrolloni garderobën!