MENU
klinika

Flet Artan Lame

Banesat paleje do të përfshihen në zonat e rindërtimit

08.01.2020 - 19:44

Në zonat e përcaktuara nga Qeveria për rindërtim ose zhvillim, banesat që janë në proçes legalizimi dhe kanë pësuar dëmtime apo janë shembur nga tërmeti i 26 Nëntorit do të përshihen në procesin trajtimit me sipërfaqe banimi.
Kreu i Kadastrës Artan Lame thotë se në këtë kuadër Kadastrës i del një punë e madhe për të bashkëpunuar me ministrinë e Rindërtuimit dhe bashkitë e prekura për evidentimin e pronarëve të këtyre banesave për të mundësuar më pas trajtimin e tyre.

“Të gjithë qytetarët që janë në proces legalizimi në zonat e planifikuara për rindërtim, ju them që të rrinë të qetë sepse ekipet tona janë duke nxjerr të gjithë dokumentacionin e këtyre objekteve, standartet dhe mënyrat e përfshirjes në trajtim me sipërfaqe banimi në objektet e reja që do të ndërtohen dhe që do të shpallen së shpejti nga Qeveria”. tha Lame. Rindërtimi sipas Lames do të përshijë edhe krijimin e disa lagjeve të reja. Sipas tij personat që kanë banesa në zonat e planifikuara për ndërtim, do të përfitojnë apartamente në objektet e reja që do të ndërtohen në këto zona, kjo bazuar në ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë.

“Bëhet fjalë për zona në të cilat rindërtimi do të jetë tërësor me kritere dhe objekte moderne gjë që kërkon lirimin e plotë të këtyre sipërfaqeve ng andërtesat egzistuese me leje apo pa leje dhe që janë dëmtuar nga tërmeti.
Disa nga këto zona janë identifikuar tashmë, si përshembull në zonën e Kënetës Durrës, në Kombinat në Tiranë, apo në Thumanë.

Meqenëse afatet e rindërtimit janë shumë të ngushta, paraprakisht në bashkëpunim me Bashkitë po bejme evidentimin e ketyre objekteve rast pas rasti për të mis lënë pas vetes pakënaqësi nga personat e prekur” theksoi ai.

Duke përmendur rastin e Thumanës, Lame tha se shumë banesa në pallatet të cilat u shembën nga tërmeti, nuk ishin regjistruar në kadastër nga pronarët e tyre, çka sipas tij shfaqi problem shumë të forta në idetifikimin e pronarëve pas tërmetit. Kjo që ndodhi ishte edhe një kujtese tjeter per domosdoshmërinë e pajisjes së banesave me dokumentacionin e pronësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet më të fundit minutë pas minute

Tërmeti katastrofik/ Thellohet bilanci i tragjedisë, 47 viktima