09.01.2020 - 13:17
Polemikat lidhur me Festivalin e RTSH-së vazhdojnë ende.
I radhës që ka reaguar është këngëtari Elton Deda.
Mëngjesin e sotëm, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai ka folur për festivalin dhe ka treguar pakënaqësitë e tij.
Në fillim Eltoni është treguar diplomat, duke vlerësuar të dyja këngët, si të Arilenës ashtu dhe të Elvanës.
Më pas ai ka listuar disa nga gjërat më qesharake të Festivalit. “Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback”, u shpreh Eltoni.
Artisti shtoi se gjëja që vlerëson nga festivali, është orkestra, pasi punoi pa u lodhur për ditë të tëra dhe e dha rezultatin.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Fituese e Fest ‘58
Arilena Ara do të na përfaqësojë në Eurovision!
"Duhet t’u kujtojmë “te paditurve” se…"
Bllokoi këngët e festivalit të 58-të nga “Youtube”? Ç’thotë Albautor!
Muzika e Lehtë
Festivali i 57-të i këngës në RTSH nis rrugëtimin e saj
Detaje nga finalja e madhe