MENU
klinika

Çfarë pritet në mars?

Loredana dhe Mozzik bëhen sërish bashkë

11.01.2020 - 19:51

Pas ndarjes së bujshme që u bë publike pak muaj më parë, Loredana dhe Mozzik nuk janë parë më bashkë.

Ata treguan se janë ndarë paqësisht dhe flasin për shkak të vajzës, megjithatë koncertet që kishin planifikuar bashkë nuk do i mbajnë. (Të paktën kështu deklaruan).

Loredana theksoi në deklaratën e saj të ndarjes se edhe në turin muzikor “Bonnie & Clyde” do të performojë pa Mozzik.

Por duket se diçka paska ndryshuar.

Në link-un ku shfaqet lista e koncerteve të Loredanës vihet re edhe emri i Mozzik.

Në mars ata janë sërish bashkë dhe do të mbajnë koncert në Gjermani.

Fansat mezi po presin t’i shohin bashkë në skenë dhe me siguri atë ditë do të bëhet NAMI!!!