Dhimbja e kyçeve mund të shkaktohet nga një dëmtim gjatë sportit ose më shpesh mund të jetë i lidhur me artritin. Nëse vuani nga dhimbjet e kockave ose kyçeve, ju e dini nga përvoja personale se mund të jetë shkatërruese dhe e bezdisshme në jetën e përditshme. Edhe pse asnjë dietë e saktë nuk është miratuar për ta kuruar atë, studimet kanë treguar që ushqime të caktuara dhe erëza ndihmojnë për të shpëtuar nga dhimbjet e kyçeve.
Ne kemi bërë disa hulumtime dhe kemi gjetur disa ushqime që, kur shtohen në një dietë të ekuilibruar, do t’ju lehtësojnë nga dhimbjet dhe inflamacionet, do të forcojnë kockat tuaja dhe në përgjithësi do të përmirësojnë jetesën tuaj të përditshme.
- Frutat
Dihet që frutat përmbajnë shumë vitamina që trupi ynë ka nevojë, veçanërisht për sistemin tonë imunitar. Por ka edhe më shumë se kaq.
Rrushi: Për shkak të një përbërje bimore që përmban e cila quhet proanthocyanidin, rrushi zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen e nyjeve.
Agrumet: Dihet që trupi ynë dëshiron vitaminën C, veçanërisht sistemi ynë imunitar. Portokallet, dhe agrumet e tjera janë të pasura me vitaminë C e cila ndihmon në parandalimin e artritit inflamator dhe dhimbjeve të nyjeve.
Qershitë: Qershitë, dhe veçanërisht lëngu i qershisë, është treguar të ketë rezultate të shkëlqyera tek njerëzit që vuajnë nga osteoartriti. Një studim tek gratë me këtë sëmundje tregoi se pasi pinë lëng qershie për vetëm 3 javë, nivelet e tyre të inflamacionit u zvogëluan dhe një pjesë e dhimbjeve të tyre u lehtësua gjithashtu.
- Perimet
Prindërit tanë thonin: “Hani perimet tuaja!” gjatë gjithë kohës dhe ata kishin të drejtë. Perimet janë vërtet të mira për shëndetin tonë.
Spinaq: Spinaqi është i shijshëm dhe i pasur me antioksidantë. Një nga përbërësit e tij është kaempferol, i cili është provuar se zvogëlon inflamacionin, dhimbjen dhe ngadalëson përparimin e osteoartritit.
Brokoli: Brokoli përmban sulforafan i cili ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të nyjeve dhe kontribuon në një ulje të simptomave të artritit reumatoid. Ndoshta tani që e dini se sa i mirë është, do ta konsumoni më shumë këtë ushqim
Fasulet e kuqe: Fasulet e kuqe janë gjithashtu të pasura me fibra, gjë që ul nivelet e proteinës reaktive C ashtu si ushqimet me drithëra. Ato janë gjithashtu të pasura me proteina, acid folik, hekur, magnez dhe kalium të cilat forcojnë të gjithë sistemin tonë imunitar.
- Erëza
Përveç dhënies së shijes në pjatat tona, erëzat kanë shumë cilësi. Për të shfrytëzuar shumicën e vetive qetësuese të tyre, është më mirë t’i fusni ato në ujë dhe të bëni një pije të nxehtë ose të ftohtë me to.
Shafran ose shafran i Indisë: Këto veprojnë si agjentë anti-inflamator dhe ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të artritit. Studimet kanë treguar se krocina, e cila është një nga komponimet kryesore të shafranit, tregohet se përmban cilësi anti-inflamatore, antioksiduese dhe antiproliferative dhe është e efektshme në njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve.
Xhenxhefilli: Një studim i efekteve të xhenxhefillit tek njerëzit që pësuan dhimbje të forta në gju treguan se pas përdorimit për një farë kohe, 63% e pacientëve raportuan një lehtësim të lartë nga dhimbja.
Hudhra: Hudhra ka efekte të mrekullueshme kur bëhet fjalë për simptomën dhe parandalimin e sëmundjeve. Përveç uljes së presionit të gjakut dhe përmirësimit të sëmundjeve të zemrës, sipas studimeve, hudhra ka veti të forta anti-inflamatore dhe zvogëlon rrezikun e osteoartritit dhe simptomave të tij të dhimbshme.
Çaji jeshil: Çaji jeshil është më së shumti i njohur për cilësitë e tij antioksidues dhe për forcimin e metabolizmit. Për më tepër, ai përmban një përbërës të quajtur polifenolik që është një anti-inflamator dhe ndihmon në qetësimin e dhimbjes. Një studim tjetër ka treguar se ndalon dëmtimin e nyjeve në njerëzit me artrit.