Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 14-vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një statusi në Facebook, ai ka treguar se ka takuar familjen e Presidentit historik të Kosovës, i cili u angazhua për Kosovën Republikë, me orientim të qartë perëndimor, në paqe, të lirë dhe për bashkëpunim ne rajon.
STATUSI I ILIR METËS
Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.