MENU
klinika

Pronari i Chelsea në telashe

Policia zvicerane: Abramovich pastron pará

25.09.2018 - 21:01

Në ditët kur flitet që Chelsea është nxjerrë në shitje dhe pronari Roman Abravovich kërkon të shesë sa më shpejt, vjen një akuzë e rëndë. Dy vite më parë autoritetet zvicerane i mohuan Roman Abramovich kërkesën e rezidencës në Verbier, fshat alpin i kantonit Vallese.

Sot, pas një beteje ligjore që zgjati plot shtatë muaj, media lokale “Tamedia” ka publikuar motivin e refuzimit. Sikurse raportohet nga “The Guardian”, në Zvicër është publikuar raporti i hartuar nga policia zvicerane, një material në të cilin Abramovich përkufizohet: “kërcënim për sigurinë publike dhe një rrezik për reputacionin e Zvicrës”.

Sipas “Tamedia” në Zvicër, Abramovich është i dyshuar nga autoritetet e sigurisë zvicerane për “riciklim parash të pista dhe për marrëdhënie të ngushta me kriminalitetin e organizuar”, prej nga ku buron pjesa më e madhe e pasurisë së tij të konsiderueshme, me një vlerë të përllogaritur në 11,8 miliardë dollarë.

abramovich

Akuzat, që gjithsesi, nuk janë konfirmuar nga ansjë vendim gjykate, por vetëm nga informacione të policisë. Gjithsesi, kanë qenë të mjaftueshme, sepse pronarit të Chelseas, njëri prej burrave më të pasur në botë, iu mohua rezidenca në Zvicër.

Avokati i Abramovich, Daniel Glasl, replikoi ndaj akuzave: “Çdo aludim, sipas të cilit Abramovich është i përfshirë në riciklim parash, ose që ka kontakte me organizata kriminale, është tërësisht i gënjeshtërt”, – raporton “The Guardian”.

“Abramovich nuk është akuzuar kurrë për riciklim dhe nuk ka asnjë precedent penal. Nuk ka patur kurrë, ose të jetë akuzuar, për lidhje me organizata kriminale” – përfundon avokati i tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN