MENU
klinika

Filmi i ri

Ezeli do ketë në krah një partnere shqiptare!

23.01.2020 - 13:10

Së fundmi pjesë e mediave turke është bërë aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj.

Ajo po luan rolin e ‘Ambasadores Kulturore të Kosovës’ në Turqi, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.

Arbnora ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishëm dhe thuhet se ka nisur edhe xhirimet për të qenë pjesë e një filmi turk.

Madje, disa media turke shkruajnë se Arbnora do të luajë rolin e partneres së Kenan Imirzaliogu, aktorit të njohur për rolin e Ezelit.

Nuk dihen më tepër informacione rreth bashkëpunimi të tyre, megjithatë në intervista të mëparshme, Arbnora ka treguar se interesimi i producentëve turq ka qenë i lartë dhe ajo është duke shyqyr disa oferta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Ismail Kadare

E krehura