MENU
klinika

Udhëtimi në Pekin dhe Muri i Madh Kinez

Me flokë dhe në Kinë, si dukej Blendi Fevziu 16 vite më parë!

23.01.2020 - 17:14

Ndërkohë që Kina po përballet me një ndër viruset më të mëdha që ka prekur ndonjëherë popullsinë atje, moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka kujtuar kohën e udhëtimit të tij në Pekin dhe Murin e Madh Kinez.

Gazetari është ndjerë nostalgjik dhe ka publikuar disa foto nga udhëtimi i realizuar në vitin 2004.

“Pekin dhe Muri i Madh Kinez, Tetor 2004”, shkruan ai bashkangjitur fotove.

Në foto shohim një Fevzi sportiv dhe i emocionuar për udhëtimin e tij, 16 vite më parë.

Gazetari njihet për pasionin e tij të madh të udhëtimeve dhe dëshirën për të vizituar e njohur vende të reja.

Në një intervistë me Luana Vjollcën në “Shiko Kush Luan” ai është shprehur se mund të niset në çdo orë dhe çdo moment në udhëtim.

Blendi ka publikuar shpesh herë foto nga udhëtimet e tij në Filipine, Tailandë, Kenia, Ruanda, Senegali dhe deri tek Panamaja.

Aktualisht Kina ka marrë masa duke izoluar dy qytete nga virusi vdekjeprurës.

Rreth 617 të prekur dhe 17 të vdekur numërohen si pasojë e koronavirusit në Kinë. Të gjitha rastet janë shënuar në Wuhan dhe në rrethinat e këtij qyteti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografohet me vajzën e vogël

Blendi Fevziu kalon pushimet në Bahamas

‘Dita e parë ishte dhe e fundit’

Blendi Fevziu tregon pse braktisi karrierën si pedagog