27.01.2020 - 12:10
Prej orëve të para të mëngjesit forcat RENEA-s kanë ndërmarrë një operacion në zonën e Shijakut.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare por thuhet se operacioni mund të ketë lidhje me marrjen peng të shtetasit Jan Prenga.
49 vjeçari u mor peng 10 ditë më parë nga disa persona pas një konflikti në rrugën ‘Londër’ në Kamëz.
Operacioni i Forcave RENEA ka nisur në orët e para të mëngjesit, vijon ende.
Prej 17 janarit ende nuk dihet fati i 49 vjeçarit i cili u mor peng në zonën e Kamzës
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Goditja e grupeve kriminale