MENU
klinika

Tregon ish-basketbollisti Gazmend Çaçi

“Po tentonim të sillnim Kobe Bryant në Shqipëri”

27.01.2020 - 20:27

Të gjitha mediat sportive dhe jo vetëm nëpër botë kryefjalë kishin humbjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në aksidentin tragjik.

Në lidhje me vdekjen e yllit amerikan ka folur edhe një nga ish-basketbollistët më të shquar të vendit tonë, 17 herë kampion me Partizanin, Gazmend Çaçi.

Ish-lojtari i të kuqve nuk i kursen superlativat për Bryant dhe zbulon se ka një vit që ai dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në bisedime për të sjellë në Shqipëri legjendën e NBA. Për RTSH Sport, Çaçi tha:

“Kobe Bryant ishte një nga tre basketbollistët që ka prodhuar Amerika në krijimin e pikëve. Njëkohësisht, super njeri. Një fatkeqësi e madhe që mori edhe vajzën e tij 13-vjeçare, të cilën po e përgatiste për ta bërë një basketbolliste të madhe.

Kemi dashur ta sjellim këtu. Kemi mbi një vit që mendojmë se si mund ta ftonim të madhin Bryant në Shqipëri, sepse ai kishte një formulë të veten, ku udhëtonte në gjithë botën për të promovuar basketbollin.

Ne menduam ta sjellim në Shqipëri dhe prej një viti kemi pasur bisedime me stafin e tij. Pretendonim të mbushnim një nga pallatet e sportit në Tiranë, ku Bryant do luante me fëmijët”.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bënte manovra në ajër, fikte motorin

Helikopteri, fiksimi që i mori jetën Kobe Bryant