MENU
klinika

"E kanë helmuar"

Gjendet i pajetë në burgun e Peqinit

03.02.2020 - 09:40

Një i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i pajetë në ambientet e burgut të Peqinit. Mësohet se viktima është shtetasi Andon Mëhillaj, i cili ka marrë një dënim me burg përjetë nga ana e Gjykatës. Andon Mëhillaj ishte akuzuar si ndërmjetës të vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona. Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të dënuarit.

Emrat e Andon Mëhillajt dhe kushëririt të tij Genis Mëhillaj u bënë publikë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Juljan Sinanaj. Mëhillajt dyshohen se kanë qenë çelësi i zbërthimit të të gjithë porosive të krimeve të pranuara tashmë nga Sinanaj. Ata paguanin këtë të fundit dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë treguar emrat e porositësve të vërtetë. Mëhillajt kanë kryer rolin e negociatorit. Janë familjarët e Mëhillajt ata që kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij, duke ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar.