03.02.2020 - 21:31
Festim Bexhdili ka folur para prokurorëve, të cilët e detyruan të tregoi pasi shfaqën pamjet filmike teksa transportonte trupin e Jan Prengës së vdekur.
ABC News raporton se Bexhdili është detyruar të bashkëpunojë duke treguar se çfarë bëri pasi mori trupin e Jan Prengës.
Mësohet se ai është shprehur se trupin e Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe një personi më mbiemër Doçi nga Shkodra.
Duket se Bexhdili do të jetë i penduari i Prokurorisë, i cili tashmë do të zbërthejë veprimtarinë e grupit që mori peng, vrau dhe zhduku trupin e Jan Prengës.
Ai është një ndër pesë të arrestuarit pak ditë më parë, ndaj të cilëve gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”.