MENU
klinika

Aksion për gjetjen e trupit

Vrasja e Jan Prengës/ RENEA ‘blindon’ Lezhën

06.02.2020 - 09:35

RENEA ka zbarkuar në Lezhë në vijim të operacioneve të kapjes së personave të implikuar në vrasjen e Jan Prengës.

Bëhet me dije se RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Mësohet se janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka detaje zyrtare nga aksioni policor.

Pas Shijakut dhe Shkodrës, ky është qyteti i tretë ku dyshohet se ka persona të implikuar për vrasjen e 17 janarit të 2019, ku Jan Prenga u vra për shkak se vëllai i tij në Angli mbajti peng sasinë prej 300 kg kokainë e cila i përkiste në fakt një shqiptari të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepajt nga Vlora.

Gjithashtu vijojnë edhe kërkimet për trupin e Jan Prengës, i cili deri më sot nuk është gjetur. Kontrollet në Shijak nuk kanë dhënë rezultat.