MENU
klinika

Vendimet

Ndryshime në qeveri, ja lëvizjet e reja të Ramës!

14.02.2020 - 11:58

Ndryshime të tjera në qeveri. Kryeministri Edi Rama ka emëruar dje dy zëvendësministret e Reja të Financave dhe Ekonomisë. Bëhet fjalë për Adela Xhemalin dhe Vasilika Vjeron që janë emëruar në detyrën e zëvendës ministreve. Kujtojmë se për Vjeron kjo është e dyta herë si zëvendës ministre e financave, ndërsa ka qenë më parë Drejtoreshë e Tatimeve, ndërsa Xhemali ka qenë më parë drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, drejtoreshë e përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave dhe drejtoreshë në kryeministri.

Qeveria ka miratuar lirimin nga detyra të Elton Haxhit, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë dhe emërimin e Adela Xhemalit në vend të tij. Ndërkohë që Vasilika Vjero, zëvendëson Erjon Luçin, i larguar nga detyra e zëvendës ministrit një muaj më parë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Vendim 2

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.