02.03.2020 - 14:57
Një i burgosur në moshën 40-vjeçare me inicialet F.V., banues në Mallakastër, ëshë gjetur i vdekur në qeli.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa gardianët kanë gjetur të pajetë trupin e 40-vjeçarit. Nga dyshimet mendohet se ai ka varur veten, ndërsa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.
Njoftimi i Policisë: Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë ka ndodhur?
“Luftë” në burgun grek, të burgosurit shqiptarë përleshen…
Raporti mjekoligjor i domosdoshëm