02.03.2020 - 15:04
Seria e filmave “Fast and Furious” mund të përfshijë edhe një pjestar të ri të ekipit të aktorëve.
Është fjala për aktorin e njohur, Ben Stiller, që sipas spekulimeve, shumë shpejt mund të fillojë me xhirimin e skenave për filmin e ri. Në bazë të njoftimeve të fundit, 54-vjeçari pritet të jetë pjesë e vazhdimit të nëntë të filmave aksion.
Ky lajm është interesant dhe ndoshta i papritur kur kihet parasysh se kanë mbetur vetëm edhe dy muaj para premierës së filmit të ri.
Në vazhdimin e nëntë kthehen Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, Ludacris, Jordana Brewster e Nathalie Emmanuel, ndërsa atyre u bashkëngjiten edhe John Cena e Charlize Theron.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
I bashkohet kastit të aktorëve
Vin Diesel nga “Fast and Furious” tek “Avatar”
Dëshira dhe amaneti
A ju kujtohet ky djalë? Sot bëhen 5 vjet pa të!
Përçahet “familja”
“The Rock” heq dorë nga “Fast & Furious”
Nga çfarë varen të ardhurat?