MENU
klinika

Shkëlqen në Paris

Rita Ora sfilon për herë të parë si modele

04.03.2020 - 08:56

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora që njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite, kësaj here na surprizon me diçka tjetër.

Rita ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, ku edhe ka sfiluar përkrah modeleve më të njohura.

Vëmendja dhe suksesi duket se se e kanë ndjekur nga pas bukuroshen edhe gjatë këtij debutimi.

Ajo gjithashtu publikoi një fotografi përkrah modeleve Bella dhe Gigi Hadid, të cilat janë motrat e të dashurit të Dua Lipës, Anwar Hadid.