04.03.2020 - 10:28
Rreze Bojahiu është vajza shqiptare e radhës, e cila ka mahnitur jurinë gjermane.
Ajo ka marrë pjesë në “The Voice Kids” në Gjermani dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë ka zgjedhur të përfaqësohet me një pjesë nga opera “Nessin Dorma”.
Zëri i saj potencial i habiti të katër anëtarët e jurisë, të cilët kthyen karrigen që në sekondat e para të performancës.
Dhe jo vetëm që u kthyen por ata u ngritën të gjithë në këmbë pasi mbaroi performanca.
Ky ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të saj, pasi sfidat e vërteta e presin më vonë Rreze.