MENU
klinika

Ja ç’biseduan me orë të tëra

Takimi “i fundit” privat i mbretëreshës me Harry-n

04.03.2020 - 10:32

Pas largimit nga familja mbretërore dhe humbjes së titujve, Harry ka realizuar edhe një takim “të fundit” privat me mbretëreshën Elizabeth, takim i cili ka zgjatur disa orë të mira.

Burime për “The Sun” kanë treguar ç’kanë biseduar me njëri-tjetrin mbretëresha dhe duka, i cili tashmë ka nisur jetën e re në Kanada, krah Meghan-it dhe djalit të tyre Archie.

Sipas burimeve, bisedat e tyre kanë qenë lidhur me vendimin e Harry-t për t’u larguar nga mbretëria.

Mbretëresha Elizabeth i ka treguar edhe njëherë nipit se e do shumë dhe i ka treguar se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në mbretëri, në rast se ndonjë ditë do të ndryshojë mendje.

Gjithashtu, mbretëresha është shprehur se do të dëshironte ta shikonte Archie-n të rritej në mbretëri njësoj si princat e tjerë, megjithatë ajo e respekton vendimin e tyre.

31 marsi është data zyrtare kur Meghan dhe Harry do të heqin përfundimisht dorë nga titujt e tyre, ndërkohë që po merren me angazhimet e fundit si çift mbretëror.