MENU
klinika

Flet për herë të parë Cristiano Ronaldo

Nëna e tij u dërgua në spital pas një goditjeje në tru

04.03.2020 - 14:27

Mamaja e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo-s, u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një goditjeje në tru.

Nëna e katër fëmijëve, Dolores Aveiro, u shtrua në Spitalin e Dr. Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira, menjëherë pas orës 5 të mëngjesit të ditës së djeshme.

Sipas burimeve të brendshme, ajo kishte pësuar një goditje të shkaktuar nga një mpiksje gjaku në njërën prej enëve që çon gjakun në tru. Tashmë, gjendja e Dolores është stabilizuar dhe djali i saj ka reaguar në një status në Twitter.

Ronaldo ka njofuar se tashmë e ëma është shëndoshë e mirë dhe ka kërkuar pak privatësi për familjen e tij.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen për nënën time. Ajo është stabilizuar dhe po kurohet në spital. Unë dhe familja ime dëshirojmë të falenderojmëekipin e mjekëve që u kujdesën për rastin e saj dhe me mirësjellje ju kërkojmë të na jepni pak privatësi këtë periudhë.”– shkruan futbollisti.

Ronaldo ka treguar gjithmonë se ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me të ëmën, e cila e shoqëron të birin kudo që prej humbjes së babait të futbollistit.