MENU
klinika

Pas sherrit virtual

Jonida Maliqi çon në gjyq mikeshën e saj

04.03.2020 - 14:30

Dy mikeshat e fëmijërisë, Jonida Maliqi dhe Alba Danaj ditën e djeshme patën një përplasje në rrjetet sociale, e cila bëri bujë në media.

Alba thumboi Jonidën lidhur me një deklaratë që bëri pak kohë më parë për çantat e vogla. Jonida tha se nuk do të shpenzonte kurrë para për një çantë që është me e vogël se dora e saj.

“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba në postimin e saj në InstaStory.

Pas kësaj reagoi në rrjetet sociale edhe Jonida, nëpërmjet disa postimeve ku me lezet i hidhte disa thumba Albës.

“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është”, thoshte Jonida ndër të tjera.

Pas bujës së madhe, burime për “Tiranapost”, bëjnë me dije se këngëtarja shqiptare është e prekur nga lajmet dhe rëndësia që i kanë dhënë fjalëve të Albës, megjithatë për këtë çështje nuk ka ndërmend të flasë pasi do lërë avokatin e saj të merret.

Ajo do e lërë në dorë të ligjit dhe me sa duket këngëtarja do të hedhë në gjyq mikeshën e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis mikeshave, megjithatë Alba përpiqet që në çdo postim që bëhet në rrjetet sociale lidhur me Jonidën, të bëjë një koment ofendues për të.

“Tiranapost” ka vënë re edhe rastin e një fotoje të publikuar nga Olti Curri.

“Jonida Maliqi nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ADC-së? Çfarë do të ndodhë në episodin e sotëm?”, shkruante Olti.

“Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…”, komenton Alba.

“Juve shoqërisë së ngushtë”, ia ka kthyer Olti Curri.