Të bënte për vetë bashkëshorten Jona Xhelilaj ishte një sfidë për aktorin Visjan Ukcenaj. Sot ata kanë bashkë plot 10 vite dhe janë prindër të një djali, por aktori i njohur ka treguar se fillimet kanë qenë të vështira, deri sa bëri për vete Jonën për të pirë një kafe me të. E ftuar në “Soiree”, regjisorja ka treguar se në fillim nuk e ka pëlqyer aspak Visjanin, madje ajo doli në kafe me të thjesht për ta “hequr qafe’.
Ndërkohë aktori i njohur i humorit ka treguar se e ka pëlqyer që në fillim, madje u përpoq për 3 muaj për ta ftuar në kafe dhe për ta bërë për vete me gjeste dhe batuta interesante. Ai shprehet se Jona nuk fliste me njeri dhe kjo e bëri edhe më tërheqëse.
“Që në impaktin e parë ndjeva një kuriozitet. Ishte një femër e cila nuk ishte e zakonshme dhe ishte shumë e mbyllur. Nuk fliste me njeri. Ishte realisht sfidë sepse isha mësuar që në Akademi përgjithësisht tipat e njerëzve janë pak ekstrovertë, duan të duken. Jona ishte komplet e kundërta dhe kjo bënte dukje akoma më shumë. Pastaj kam ngulmuar për 3 muaj rresht për ta takuar, që të dilte në një tek kafe. Çfarë s’bëja. Futesha në mes të klasës pa pikë lidhjeje, bëja një batutë interesante dhe ikja”, ka treguar aktori i njohur Visjan Ukcenaj.
Dhe si përfundim, Jona doli në kafe vetëm për ta “hequr qafe”, por s’mundi dot!