Këngëtarja e njohur Era Istrefi ishte në qendër të vëmendjes ditën e djeshme për shkak se në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku ajo dukej me barkun e fryrë.
Menjëherë u aludua se këngëtarja ishte në pritje të ëmbël dhe kjo ishte dhe arsyeja se përse Era u shkëput për disa kohë nga rrjetet sociale.
Mirëpo, Era i ka hedhur menjëherë poshtë aludimet. Këngëtarja ka reaguar menjëherë me anë të një video-je të postuar në “Instastory”, ku shfaqet me barku e sheshtë, duke lënë të nënkuptohet se lajmet që qarkulluan janë të pavërteta.
Kujtojmë se në rrjetet sociale vetëm pak ditë më parë, fansat papritur nisën të komentonin “RIP” në një ndër fotot e saj.
I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i së motrës, Nora Istrefi e cila tregoi se Era është shëndoshë e mirë.