MENU
klinika

Mësojini dhe ju

Këto tendenca nuk duhen humbur këtë pranverë!

12.03.2020 - 14:12

Pranvera thuajse ka ardhur dhe ne kemi dëshirën për të veshur tendencat e kësaj stine nga koka te këmbët. Fatmirësisht, çmimet e tendencave më të mëdha të këtij sezoni janë “të lehta” dhe do të keni mundësinë për të kursyer.

  1. Pantallona të shkurtra
    Kush vesh pantallona të shkurtra? Padyshim jo ne. Këtë pranverë, “Bermuda” sjell pantallonat e shkurtra mbi gju, të cilat janë elegant dhe të rehatshme për t’u veshur gjatë gjithë ditës.
  2. Shirita të hollë vertikalë
    Këto mund t’i gjeni kudo, duke filluar që nga pantallonat e deri tek fustanet. Zgjidhni ngjyrën që doni dhe kombinojeni me elementë të tillë si xhinse, bluza apo atlete, për t’iu larguar pak veshjes së punës.
  3. Printe tropikale
    Nëse vishni diçka me printe tropikale teksa po pushoni në një ishull, jeni shumë në rregull. Por e dini që këtë veshje mund ta bëni dhe në zyrë? Madje, nëse e vishni të hënave , e hëna do të dukej më pak si …. e hënë.
  4. Mokasinat
    Fakti që janë të sheshta dhe të japin mundësinë për t’i veshur me apo pa çorape, këto këpucë të rehatshme me siguri do të bëhen pjesë e përditshmërisë suaj duke i kombinuar me xhinse, funde, pantallona të shkurtra apo me çfarë të keni dëshirë ju
  5. Çdo gjë në krem
    Ne na pëlqen të vishemi të gjitha në të bardha e sidomos pas periudhës së dimrit, gjatë të cilit nuk mund të guxonim kaq shumë. Mos harroni kremin e diellit, i cili ju jep gjithashtu shkëlqim dhe freski.
"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure