Një hyrje me shumë stil nën shi pas kthimit nga Kanadaja, ku shfaqej e lumtur dhe e dashuruar me Harryn e saj dhe një mbyllje e qetë me familjen mbretërore, por pa të qeshura të mëdha dhe përshëndetje.
Vizita e Meghan Markle mbaron me përballjen me Kate Middleton, e cila ka kaluar shumë kohë në oborrin mbretëror dhe që tani nuk ndjehet komode me prezencën e saj, zemërimin e Camillas nga prezenca e dukëve të Sussex, besdisja e Eugenias të York që nuk e di akoma nëse do të jetë apo jo në dasmën e saj artistja amerikane.
Që Kate Middleton në Buckingham Palace pa Meghanin ndjehej më e relaksuar, e qeshur dhe e lumtur kjo është një gjë e ditur nga të gjithë. Pas një dite impenjuese në Commonëwealth Service në Westmister Abbey, Kate dhe William kanë organizuar një darkë në pallatin mbretëror, për të përshëndetur Harry dhe Meghan.
E mërzitur nga prezenca e Markle ka qenë edhe Camilla Parker Bowles. Në ditët e saj londineze ‘nusja’ e dukeshës së Cornovaglia e ka lënë në hije Camillan, që duhet të ishte në qendër të vëmendjes, pas diskutimit të saj në Woman of The World Festival kundër dhunës në familje.
Por në oborr Markle duket sikur ka besdisur edhe kushërirën e Harry, në mënyrë të veçantë Eugenia e York, që po përgatitet për dasmën e saj. Nëse Meghan do të marrë pjesë në dasmën e saj, është e qartë që do tërheqë shumë vëmendje, duke bërë që nusja të kalojë në plan të dytë. Por nëse Markle nuk do të marrë pjesë, nuk do të flitet për gjë tjetër. Si do që të shkojë situata, prezenca apo mungesa e bashkëshortes së Harry do të krijojë diskutime.