MENU
klinika

Zgjidhjen jua gjen Rama

Hileja si të mos merrni asnjë kilogram gjatë izolimit

14.03.2020 - 18:07

Izolimi brenda shtëpive këtë periudhë që po përhapet ngado Koronavirusi na ka bërë që ta hapim pak më shpesh atë derën e frigoriferit.

Shumë sugjerojnë që të nisim të bëjmë ushtrime nga shtëpia, tani që daljet nga liqeni apo në zona publike, janë ndaluar.

Vetë kryeministri Rama ka dhënë një këshillë që po e ndjek vetë sa i përket ruajtjes së një fiziku të rregullt.

Nga shtëpia e tij në Surrel, ku publikoi një video, ai u shpreh se bën ushtrime të thjeshta Yoga dhe ushqehet vetëm 8 orë duke mbajtur agjerim për pjesën tjetër të ditës së mbetur.

“Miq durim, durim dhe meqë po rrimë nëpër shtëpi dhe po luftojmë zakonet duke ngrënë veten pë të mos bërë gjërat që jemi mësuar të bëjmë, duke u përpjekur të fitojmë dhe disa të mira të kësaj të keqe të madhe po ju tregoj një nga gjërat që po bëj unë. Ushtrime frymëmarrje joga të thjeshta dhe ushqim vetëm në harkun e 8 orëve me 16 orë agjerim. E kam me provë që është supër për trupin dhe për mendjen. Kush do le ta provojë e do më japë të drejtë”.

Rama shtoi se vetëm në javën e tretë të marsit do të kuptojmë rrezikshmërinë e vërtetë të virusit, kur të shtohet edhe numri i të infektuarve, pasi me shumë gjasa kjo nuk do të frenohet dot.

“E vërteta që duhet ta dinë të gjithë motra e vëllezër është se në të paktën javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë. Asnjë panik sepse kësaj nuk i shmanget dot askush. Është kurba e përhapjes. Pas periudhës së inkubimit, virusi shfaqet, zhvillohet dhe shpërndahet me një ritëm që shkon në rritje. Por nga ana masat tona do na ndihmojnë shumë që rritja e këtyre dy javëve kritike të jetë shumë më e ulët se po të kishim vazhduar jetën normale. Dhe vetëm në javën e tretë, në kapërcyellin mes marsit dhe prillit do kemi mundësi të shohim ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi

Një ditë pas masave për koronavirusin

Ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure