MENU
klinika

Gabimet ndonjëherë janë të kushtueshme

Vraponte e lumtur pa e ditur se ishte futur në … SHBA

24.03.2020 - 12:24

Kalimi i kufijve të SHBA kërkon vëmendje, dhe bërja e gabimeve të caktuara, edhe nëse me mirëbesim, ndonjëherë mund të jetë e kushtueshme.

Një vajzë 19-vjeçare franceze e zbuloi atë me shpenzimet e saj ndërsa vizitoi nënën e saj në Kanada, është rrëfimi i historisë në faqen italiane ”Fuoriditesta.it

Cedella, ky është emri i vajzës, ishte vendosur afër qytetit Vankuver dhe një mbrëmje ajo vendosi të shkonte me vrap në bregdetin pranë White Rock, disa kilometra më tej në jug. Vajza nuk e dinte që ajo ishte afër kufirit me SHBA dhe kështu, gjatë vrapimit të saj, duke admiruar pamjen, ajo pa dashje hyri në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Papritur vrapimi i Cedella u ndalua nga një agjent, dhe gjërat u përkeqësuan kur polici zbuloi se vajza nuk kishte dokumente me vete. Çështja u bë më serioze pasi vajza u shoqërua në paraburgim nga Imigracioni dhe Zbatimi i Doganave (ICE), të nesërmen ajo u dërgua në qendrën e paraburgimit në Takoma, shtetin e Uashingtonit.

Cedella duhej të qëndronte atje për dy javë para se të mund të sqaronte pozicionin e saj dhe të zhvendosej përsëri në Kanada, transmeton Atsh.

Megjithë kritikat nga mediat Doganat dhe Mbrojtja e Kufijve të SHBA-së nuk kërkuan falje për atë që ndodhi, duke sqaruar se nëse një individ hyn në SHBA në një vend tjetër përveç një pike zyrtare të hyrjes dhe pa u inspektuar nga një oficer kufitar, prania e tij konsiderohet e paligjshme në SHBA, dhe trajtohet në përputhje me rrethanat.