31.03.2020 - 08:40
Një tjetër 79 vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Greqi si pasojë e koronavirusit duke e çuar numrin total në 44.
Ai ishte i shtruar në spitalin e Bodosakeio në Ptolemais.
Në të gjithë vendin deri më tani regjistruar 1212 persona të infektuar.
Ndërsa në Serbi janë regjistruar 3 viktima të tjera brenda 24 orëve ku gjithsej janë 16.
Autoritetet deklarojnë se janë regjistruar dhe 44 raste të reja duke e çuar numrin total në 785 të infektuar në të gjithë vendin.