MENU
klinika

"Përjetoni historinë"

Turne virtual në Egjipt

05.04.2020 - 13:14

          Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve në Egjipt, ka nisur një seri videosh virtuale të muzeve dhe vendeve arkeologjike.

Masa, vjen pasi përhapja e koronavirusit ka mbyllur qytetet, duke i detyruar vizitorët dhe turistët të qëndrojnë në shtëpi.

Udhëtimet janë të disponueshme në faqen zyrtare të ministrisë dhe platformat e medieve sociale, si” “Facebook”, “Instagram” ose “Twitter”, nën moton “Përjetoni Egjiptin nga shtëpia. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt”.

Ministria u shpreh në një deklaratë, se të shtunën në orën 17:00, do të postojë turneun e dytë virtual.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”