MENU
klinika

Brunilda Lahe e trishtuar në karantinë

“Ëndërronim të shëtisnim në park”

12.04.2020 - 13:38

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë dhjetorin e kaluar. Ajo lindi një vajzë në mes të dimrit, dhe shpresonte që kur të vinte pranvera, t’i bënin bashkë ato xhirot në park ose bregdet.

Por askush nuk e mendonte që xhirot më të gjata me vajzën do të ishin nga salloni në ballkon, thotë moderatorja në një postim të fundit, ku shfaqet me vajzën e saj Hana, e cila ndodhet në karrocë.

E trishtuar nga kjo situatë, Brunilda shprehet se ka ëndërruar për ditët me diell në bregdet, që kur zgjodhi karrocën e vogëlushes, por gjërat sot janë ndryshe.

“Eh moj mama! A ju kujtohet momenti kur zgjodhët karrocën për bebushin? Në një ditë të bukur si sot, plot diell, ëndërronim të shëtisnim në park a në bregdet?! Nuk e mendonim kurrsesi se xhiro më e gjatë që do të bënim do të ishte nga salloni në ballkon ? rrethuar me beton ?‍♀️ P. S Nëse një lodër e kemi të preferuar e duam kudo edhe tek krevati, edhe tek karroca, edhe tek relaksi… deri sa të na humbasë interesi për të ?. Pastaj duam lodër tjetër?”.

Më datë 17 të muajit dhjetor, moderatorja e njohur Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vogëlushe, të cilën e pagëzoi me emrin Hana. Shpresojmë që moderatorja mos ta kalojë pranverën në shtëpi me të voglën e saj.