Jean Monnet, një nga baballarët themelues të Bashkimit Europian, tha që krizat janë mundësi.
Pandemia e koronavirusit padyshim ka “gjunjëzuar” botën javët e fundit. Megjithë rastet e reja të të infektuarve dhe qindra vdekje që raportohen çdo ditë në të gjithë Evropën, është e rëndësishme që të mendojmë për shërimin.
Kriza e koronës do të sjellë recesion, papunësi dhe dëmtimin e industrivë evropiane. Prandaj, projekti i duhur për ekonominë e BE-së është i nevojshëm tani.
Mundësia merr formën e një pakete shpëtimi prej 500 miliardë eurosh, të rënë dakord nga vendet anëtare të BE-së dhe një paketë stimuluese 750 miliardë euro, e caktuar nga Banka Qendrore Evropiane për të luftuar ndikimin e koronavirusit.
Por si duhet të shpenzohet kjo?
Qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, mbështetja dhe rëndësia e tranzicionit dixhital të Evropës duhet të mbeten gurthemelet e të ardhmes së Evropës, megjithë kërcënimet ndaj globalizmit tashmë janë ndjerë.
Zërat që bëjnë thirrje për veprime kombëtare / evropiane për të mbrojtur dhe mbështetur biznesin evropian në izolim do të shtohen.
Kur propozimet për Kornizën tjetër Financiare Shumëvjeçare të Rinovohen, dhe Programi i Punës për vitin 2020 të azhurnohet, vendimmarrësit duhet të mbajnë në mend këto pika.
Së pari, udhëheqësit e BE-së duhet të kujtojnë se zinxhirët e furnizimit janë globale.
Ata nuk duhet të mbyllin kufijte. Nevojiten tarifa zero për importet dhe BE duhet të përpiqet të heqë ndalesën e eksportit sa më shpejt të jetë e mundur.
Së dyti, ekziston nevoja për të forcuar dhe kompletuar tregun e vetëm të BE-së.
Kompletimi i Tregut të vetëm BE, duke mbushur boshllëqet, duke u siguruar që legjislacioni të zbatohet siç duhet në të gjithë BE, do të bënte mrekulli për Evropën.
Tregu i vetëm është aseti më i madh i Evropës dhe duhet të përfshijë financa, shërbime dhe standarde. Tregu i Brendshëm është gjithashtu një nga mundësitë më të mira të Evropës për të ardhmen.
Së treti, një përqendrim në rritje global në R&D, teknologji dhe inovacion është i nevojshëm për të krijuar rritje dhe vende pune, si dhe për të siguruar të ardhmen tonë.
Dhe në fund, lëvizjes së lirë të punës midis vendeve anëtare të BE-së dhe fqinjëve të saj jo-BE duhet të jepet përparësi.
Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike e BE-së varet nga sektori i teknologjisë, inxhinierisë dhe kujdesit shëndetësor.
Evropa po përballet me një krizë të madhe për momentin: Udhëheqësit e BE kanë mundësinë ta kthejnë këtë në një mundësi. Për hir të Evropës dhe rimëkëmbjen e saj, le të shpresojmë se ata do e kthejnë parashikimin e Jean Monnet në realitet.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al