Prej kohësh në media u përfol se Jonida Maliqi i kishte dhënë fund historisë me Romeon. Por duket se dyshja vijon të jetë së bashku duke shijuar ditë plot pasion.
Pasi në fundjavë qarkulluan fotot nga i njëjti vend, buzë detit, tashmë Jonida ka publikuar një tjetër foto, këtë herë nga makina e aktorit. Menjëherë fansat kanë vënë re disa shenja në krah të saj, dhe e kanë pyetur se kush e ka gërvishtur. Megjithatë ajo ka sqaruar gjithçka duke thënë se bëhet fjalë për tatuazhin e saj.
Ndërkohë aktori Visjan Ukcenaj ka komentuar se e njeh këtë makinë, prej nga ka pozuar këngëtarja. “E njoh këtë makinë. Hugs ju përqafoj”,- shkruan aktori ndërsa e ka shoqëruar me emoji të qeshurash. Mos e kishte fjalën për Romeon këtu?! Ndërkohë edhe Romeo pak kohë më parë postoi foto nga makina e tij, një Porche.