Që prej arrestimit të tij, djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja mbahej në paraburgim në Durrës.
Ditën e sotme ai është nisur nga forcat e policisë për në Gjykatën e Krujës ku do të njihet me masën e sigurisë.
Rexhep Rraja është parë teksa lë paraburgimin në drejtorinë e policisë së Durrësit dhe futet në furgonin e policisë.
Rraja do të njihet sot me masën e sigurisë.
Ai u arrestua ditën e diel, në një biznes në Rinas teksa po qëndronte tek miqtë e tij.
Rexhep Rraja është përfshirë në këtë çështje, pas denoncimit të Xhisiela Malokut për përndjekje dhe dhunë.
Prokuroria e arrestoi vetëm me akuzën e përndjekjes, ndërkohë që opozita vazhdon akuzat ndaj qeverisë se arrestimi ishte fasadë dhe nën presionin publik mbi babain deputet të Rrajës, por edhe mazhorancën socialiste.