MENU
klinika

Data fatale

Katastrofat që goditën botën më 15 prill

16.04.2020 - 16:47

         Pas skenave të tmerrshme, kur flakët gëlltitën katedralen “Notre Dame”, vitin e kaluar në Paris, njerëzit kujtuan disa tragjedi të tjera, që lidhen me atë datë.

Zjarri që përpiu katedralen, të hënën e 15 prillit në vitin 2019, tronditi botën. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit dhe me lot në sy, panë të zhdukej një pjesë e rëndësishme e historisë së tyre dhe një nga simbolet e qytetit, si dhe reagimet dhe keqardhja nga e gjithë bota.

Katedralja e famshme është rrënjosur thellë në historinë e Parisit, që nga ndërtimi i saj, kur filloi në vitin 1163 dhe zgjati për gati dy shekuj.

Zjarrfikësit arritën të parandalojnë prishjen e kambanës kryesore dhe u përpoqën të ruanin reliket fetare dhe veprat e artit. “Ne do ta rindërtojmë Notre-Dame së bashku”, pati premtuar presidenti francez Emmanuel Macron në atë kohë.

Bombardimi i Bostonit

Konkretisht në të njëjtën datë, më 2013 ishte bombardimi i maratonës së Bostonit.

“Pashë dy shpërthime. E para ishte pas vijës së finishit. Kam dëgjuar britma të mëdha dhe më pas tymi u ngrit lart. Vazhdova të vrapoja dhe pastaj dëgjova një tjetër shpërthim. Njerëzit po vraponin të përgjakur”, tha gazetari i “Boston Herald” që drejtoi maratonën.

Shpërthimi vrau tre persona, njëri prej tyre një djalë tetë vjeç dhe plagosi 264 të tjerë, disa prej të cilëve kishin mbetur pa krah dhe këmbë.

Por, sulmi në maratonën e Bostonit, nuk është e vetmja ngjarje katastrofike e lidhur me 15 prill.

Katastrofa në Hillsborough

Shumëkush e kujton vitin 1989 dhe katastrofën Hillsborough, një nga tragjeditë më të mëdha sportive në histori. Një ndeshje futbolli mes Liverpool dhe Nottingham Forrest u luajt në stadiumin Hillsborough, të mbushur me njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmëfinalen e Kupës së FA.

Për shkak të një gabimi nga organizatorët, më shumë se 54,000 tifozë u pranuan në stadium, stadium i cili mund të mbante vetëm 39,000 spektatorë. Një pjesë e stadiumit u shemb, duke vrarë 96 tifozë të Liverpool-it dhe duke plagosur më shumë se 700 tjerë.

Mbytja e pashlyeshme në kujtesë e Titanikut 

Data e 15 prillit merr një tingull edhe më të keq nëse mendojmë për një tragjedi tjetër që ndodhi në atë datë në vitin 1912. Në orët e para të mëngjesit në veri të Oqeanin Atlantik, u fundos një anije britanike, Titanik.

Kjo anije e mrekullueshme britanike e pasagjerëve fillon udhëtimin e saj të parë më 10 prill nga Southampton për në Nju Jork. Anija më e famshme e kohës së saj, Titaniku, për shkak të pjesëve të mëdha të padepërtueshme, u konsiderua e pathyeshme.

Vetëm katër ditë më vonë, rreth orës 11.40, Titaniku goditi një akullnajë, duke prishur pjesën e poshtme të saj dhe anija u fundos. Në këtë aksident katastrofik, 1517 njerëz humbën jetën.