17.04.2020 - 14:56
Fotografi i agjencisë franceze të lajmeve, AFP, Yasuyoshi Chiba, fitoi çmimin prestigjioz të fotografisë ”World Press Photo” për vitin 2020.
Fotoja tregonte imazhin e një të riu që recitonte një poezi midis protestuesve në Sudan, i cili, për jurinë simbolizonte “shpresën”.
”Me karakterin poetik, fotografia që mori këtë çmim, më e mira në konkursin e ‘World Press Photo’ ilustron fuqinë e rinisë dhe artit”, – u shprehën anëtarët e jurisë.
Yasuyoshi Chiba, një fotograf japonez me qendër në Nairobi, gjithashtu fitoi çmimin e parë në kategorinë “Informacion i përgjithshëm, vetëm imazh” me të njëjtën foto.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ekspozita në Muzeun Kombëtar
“Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”
'Epiqendra e dadaizmit'
“Dashuria e ethshme e Kiki de Montparnasse dhe Man Ray”
Makth... çlirim!