Lehtësimi i masave ka sjellë normalitetin në qytetin e Elbasanit.
E hëna ka filluar me trafik të dendur të automjeteve dhe lëvizje të shtuar të këmbësorëve, favorizuar edhe nga moti i qëndrueshëm.
Elbasani është përfshirë në zonat e gjelbërta pasi aktualisht ky qark ka vetëm 3 raste aktive me koronavirus.
Zona të kuqe do të mbeten bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.
Duke nisur nga dita e sotme, 11 maj do të rihapen pas një ndërprerje të gjatë nga pandemia të gjitha parukeritë në vend, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në Qendra Tregtare me protokolle strikte sigurie.