MENU
klinika

Na ishte njëherë hekurudha, por...

“Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor”

13.05.2020 - 12:07

         Studiuesi i Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe restauratori Frederik Stamati, ka publikuar një fotografi të lokomotivës së parë të prodhuar në Poloni, për hekurudhën shqiptare, të quajtur “Avullorja 02”, që është e ekspozuar pranë ish-stacionit të trenit në kryeqytet.

Ai ka treguar se, Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor, duke mos ruajtur asnjë nga kjo kategori, që asokohe ka qenë në lulëzimin e saj.

Starova është shprehur, se i është drejtuar ministrisë së Transportit, Drejtorisë së Hekurudhave dhe asaj të Kulturës, që t’i kemi këto mjete dhe më pas, të restauroheshin.

Postimi i plotë i Starovës:

Lokomotiva e parë e prodhuar në Poloni, për hekurudhën shqiptare. Tashmë është e ekspozuar në ish-stacionin e trenit në Tiranë. Gjë e veçantë dhe për të cilën, duhet të falenderojmë nismëtarët.
Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor.

Kemi patur lokomotiva shekullore: ku përfunduan? Kemi pasur vagona të vitit 1880. Ku janë? Kemi pasur vagona pasagjerësh të tipave nga më të ndryshmet, me të cilat mjete mund të bënim një muze shumë tërheqës të transportit hekurudhor.

 

Po vagoni i parë i mallrave i prodhuar në Shqipëri, a është? Po vagoni i parë i udhëtarëve, i prodhuar në Shqipëri, a është? Po uniformat e personelit të hekurudhës? Po mjetet e sinjalistikës, po biletat, po ata flamujt e fatorinove, kandilat, bilbilat, etj, etj, etj?

Dikur, në emër të shoqatës së Restauruesve shqiptarë iu drejtova për këtë çështje Ministrisë së transportit, Drejtorisë së Hekurudhave, Ministrisë së Kulturës, e bisedova me shoqata me mundësi financiare, që të paktën t’i kishim këto mjete, një për çdo tip, e pastaj me kohë t’i restauronim. Edhe po t’i shisnim mendoj se do të kishte më shumë të ardhura se sa në furrat e shkrirjes. Por…