MENU
klinika

Ish-sulmuesi italian

Dy vjet luftë me sëmundjen, Vialli: Ende kam frikë!

13.05.2020 - 21:40

Luftoi me sëmundjen e rëndë për dy vjet, por ende ka frikë. Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventus, Gianluca Vialli, thotë se po ndihet shumë mirë fizikisht pas fitimit të betejës me tumorin, por e pranon se ende ka shumë frikë se sëmundja mund t’i kthehet.

Vialli u shërua plotësisht muajin e kaluar pas një beteje të gjatë dyvjeçare. Ai foli për këtë në një intervistë për “The Times” para publikimit të librit të vet të ri me titullin: “Synimet: Tregime frymëzuese për të ndihmuar në luftimin e sfidave të jetës”.

“Fizikisht ndihem mirë. Mendoj se kam muskuj përsëri. Po ushtroj çdo dy ditë me gruan time. Por ende jam shumë i frikësuar dhe i merakosur”, – tha 55-vjeçari.

“Do të duhet kohë e gjatë për ta larguar këtë ndjesi. Kurdo që zgjohesh apo shkon në shtrat me pak dhimbje barku apo koke apo temperaturë të lartë, mendon ‘Oh Zot, është kthyer’. Je i brishtë”, – përfundoi Vialli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN