MENU
klinika

Përgënjeshtrim

Serbët ndalojnë deputetin e PS? Ndreu zbulon të vërtetën

03.10.2018 - 21:12

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i ndodhur në Serbi, është ndaluar nga Policia serbe.

Shkak i këtij ndalimi është bërë, interpetimi i simbolit të shqiponjës, gjë që e cila ka shkaktuar irritime tek vendasit, por jo vetëm.

Deputeti është rrethuar nga policia serbe, pasi siç shihet në një video, dy bashkëpunëtorët e Partisë Socialiste gjatë vizitës në Beograd, kryqëzuan gishtat për të shkrepur një foto.

pjerin-ndreu-serb-konica.al
pjerin-ndreu-serb-konica.al

Një veprim i tillë është konsideruar provokues andaj në vend është paraqitur policia, e cila i ka kërkuar llogari deputetit, duke e quajtur se një veprim i tillë është një provokim që nuk lejohet.

Pjerin Ndreu ka tentuar ta mbrojë fillimisht veprimin e dy shoqëruesve.

Më poshtë ndiqni videon:

Lidhur me videon e publikuar, ka reaguar dhe vetë deputeti i cili ka përgënjeshtruar të gjithë situatën e krijuar, dhe njëkohësisht ka sulmuar dhe mediat.

Më poshtë fjala e tij e plotë: 

“E VERTETA ËSHTË KJO:Dy miqte te mi kane dale nga makina per të bërë foto para parlamentit të Serbisë dhe kanë bashkuar duart duke berë simbolin e shqiponjes.

Unë personalisht kam qëndruar në makinë dhe nuk kam zbritur fare. Kam parë më pas duke levizur ca gazetarë dhe stafin e sigurisë së parlamentit.

Madje, ata më treguan edhe se çfarë ndodhi. Jemi sqaruar aty në moment, pa asnjë incident dhe kemi vazhduar rrugën tonë.

Nuk është ndaluar askush, aq me pak une !Më vjen keq ta them por është e turpshme të shkruhet se deputeti Pjerin Ndreu është ndaluar apo ka bërë shqiponjën tek parlamenti i Serbisë pë të provokuar.

Nuk e kuptoj sa të pacipë janë gazetarët tanë që e deformojnë në këtë formë ngjarjen.”