MENU
klinika

Oraret dhe rregullat për ju

Hapen të hënën muzetë publikë edhe sitet arkeologjike

16.05.2020 - 14:35

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në datë 18 maj, dy muaj pas mbylljes së institucioneve kulturore do të hapen të gjithë muzetë publikë, monumentet, si dhe sitet arkeologjike në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Vizitorët vendas edhe të huaj do të respektojnë rregullat e distancimit, sipas orareve të përcaktuar për zonat e gjelbra edhe të kuqe.

Institucionet do të jenë hapur nga e hëna në të premte në orën 10.00 deri në orën 17.00. Ndërsa, në fundjavë nga ora 9.00 deri në orën 18.00. Për të gjitha zonat e kuqe muzetë edhe sitet do të jenë hapur vetëm nga e hëna në të shtunë në orën 10.00 deri në orën 16.00.

Institucionet e kulturës janë mbyllur në datë 11mars 2020 për shkak të COVID 19. Ndërsa, nga 1 janari i këtij viti nuk vizitohen më me vetëm me 1 euro. Ministria e Kulturës ka miratuar ndryshimin e çmimeve të biletave, që ndahen në bileta individuale edhe bileta në grup, të cilat kanë pësuar një rritje të ndjeshme deri në dyfishim të çmimit, qoftë për muzetë, për kalatë e parqet në rrethe. Nëse i referohemi vetëm Muzeut Historik Kombëtar, bileta individuale është rritur nga 200 lekë në 500 lekë. Ndërsa, bileta në grup nga 100 në 300 lekë.

Të gjithë vizitorët përfitojnë hyrje falas gjatë festave kombëtare e ditëve kushtuar trashëgimisë kulturore. Hyrje falas përfitojnë fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, ish-të përndjekurit politikë, veteranët e luftës, studiuesit apo studentët që kryejnë ekspedita mësimore, guidat etj. Ndërsa, e diela e fundit e çdo muaji është falas. Humbjet në kulturë për shkak të të ardhurave nga biletat sipas ministres së Kulturës Elva Margariti deri më tani është 29 mln lekë.