MENU
klinika

Zbulojeni!

Si e ndryshoi historinë fitorja e Nelsonit mbi Napoleonin në Trafalgar?

28.05.2020 - 16:14

Me 8 janar 1806, një funeral i paprecend u mbaj në Angli. Funerali u përcoll përgjatë Tamizit me një lundër funerale mbretërore; ditën tjetër, u transferua tek një karrocë funerali në formën e një luftanijeje, e cila lundroi përmes rrugëve deri tek Katedralja e Shën Palit. Dhjetëra mijëra spektatorë të përlotur kishin mbushur katedralën dhe ishin rreshtuar në rrugë, në një proçesion i cili zgjati për 4 orë.

Hera e fundit që diçka e tillë ishte dëshmuar kishte qënë humbja e ndonjë monarku, por burrit që i ishin dhënë këto nderime ishte një luftëtar që kishte fituar një fitore spektakolare dhe shkatrrimtare mbi një force më superiore dhe e liroi vendin e tij nga vite të tëra frike dëshpëruese të pushtimit nga një armik i paepur dhe i tmerrshëm.

Në momentin e trimfit të tij, ky hero, Horac Nelson, ra në betejë.

Funerali i Nelsonit

Por kush ishte ky hero dhe si u bë hero i një perandorie të tërë në ditën e saj më të keqe?

Horac Nelsoni lindi në 1758 në një familje të mirë dhe që në moshën 12 vjeçare si filloi të punonte si marinar. Nelsoni u rrit shpejt në rank duke u emëruar si lituenat dhe në fund kapiten, duke luftuar kështu në shumë beteja.

Ishte një kurajoz i çmendur që drejtonte nga fronti, dhe vendosmëria e tij të drejtonte nga fronti i kushtoi një sy në 1794, krahun e tij të djathtë në 1797 dhe si përfundim jetën në Trafalgar.

Strategjitë e Nelsonit për betejat në det krijuan forcën e Flotës Detare Britanike

Edhe pse Anglia ishte forca dominuese detare e shekullit XVIII dhe XIX, por tani armikja e saj më e madhe gjatë kësaj kohe ishte Franca, e cila kishte kaluar kaosin e Revulucionit Francez dhe kishte rënë nën sundimin e një gjeniu ambicioz ushtarak, Napoleon Bonaparti.

Përmes një serie fushtash të shpejta dhe mbresëlënëse, Napoleoni zgjeroi dominimin e tij mbi pjesën më të madhe të Europës, nga Spanja e deri në kufirin me Rusinë.

Instrumenti i suksesit të tij ishte ushtria e tij, një forcë e bashkuar, e mirëtrajnuar, që në kulmin e saj numëronte më shumë se 700 000 ushtarë.

Nga viti 1804, ushtria e Napoleonit qëndronte në gatishmëri përgjatë bregdetit verior francez, me mijëra barka të ndërtuara për të ngarkuar trupat që të kalonte Kanalin Anglez.

Ajo çfarë qëndronte në rrugën e tij ishin anijet e flotës angleze.

Vjen viti 1805, viti i ngjarjeve të mëdha.

Fitoret franceze në Ulm dhe Austerliz në 1805, u ndoqën dhe nga shkatërrimi i ushtrive prusiane dhe ruse. Më 2 shtator, Napoleoni, i lodhur së përpiri ,me sy bregun anglez, pa mundur të zbarkojë, e i lodhur ndërkohë duke parë anijet me fund të sheshtë që përmbyseshin lehtë sapo dilnin në det, filloi realisht të ideonte invazionin e Anglisë.

Anglezët i druheshin Napoleonit më shumë se vdekja, ashtu si shumica e europianëve. Vetë nënat angleze do t’i kërcënonin fëmijët e tyre të mbrapshtë duke u thenë se Napoleoni mund të vinte dhe t’i merrte.

Sigurisht për të shkelur në brigjet e Britanisë, një betejë detare ishte e pashmagshme.

Nelsoni mori komandën e flotës angleze me 12 shtator 1805. Admirali Nelson do të konfrontohej me flotën franceze dhe atë spanjolle (kjo sepse Spanja pas pushtimit nga Napoleoni ishte kthyer në një shtet satelit të Francës) në Kepin e Trafalgarit.

Flota franceze e drejtuar nga Pier dë Vilnëv, me 33 anije (18 anije franceze dhe 15 spanjolle) pasi dolën nga porti i Kadizit dhe po kapërcenin Kepin e Trafalgarit, u pritën nga një sulm novator i Horac Nelsonit.

Në vend që të formonte një vijë bregdetare paralel me flotën e armikut, ai i ndau anijet në dy kolona dhe e çau frontin franko-spanjoll në dy pika. Dogmatizmi detar prej kohësh e ka vlerësuar “formacionin T”, që i lejon anijet t’i kthejnë topat anësorë kundër armiqëve të cilët nuk mund të kundërpërgjigjen.

Beteja e Trafalgarit

Nelsoni po i dërgonte dy kolonat e tij pikërisht drejt “formacionit T”. Ai e dinte mjaft mirë se kundështarët me të cilët po përballej kishin qëndruar aq gjatë në port, saqë kishin kohë pa u praktikuar në përdorimin e topave dhe në detari.

Kur mbaroi beteja , anglezët kishin mbytur një anije armike dhe kishin kapur 17 të tjera. Gjithsej 10 anije franceze dhe spanjolle u larguan nga beteja dhe u kthyen në Kadiz. Anglezët nuk humbën asnjë anije. Por ata humbën një admiral.

Nelsoni u godit nga një plumb mushqete dhe vdiq pas mbarimit të betejës në anijen e tij HMS Victory. Admirali shkoi në botën tjetër me bindjen dhe ndjenjën e lumturisë se e kishte dërrmuar përfundimisht Napoleonin dhe kishte shpëtuar atdheun.

Vdekja e Nelsonit

Trafalgari ishte një nga çelësat e shuarjes së objetivit të Napoleonit për dominim botëror. Edhe pse fuqia e Napoleonit ishte akoma e pasfiduar në kontinent, Trafalgari i dha fund planeve të tij për pushtimin e Anglisë.

Sheshi i Trafalgarit, Londër, me bustin e Nelsonit

Edhe pse do të duhej akoma më tepër për të mposhtur Napoleonin, Trafalgari ishte beteja që frenoi epërsinë e tij dhe shënoi fillimin e dekadencës së tij.