MENU
klinika

"Nuk donte t'ja dinte për..."

Si e përshkruante Aleksander Duma karakterin arrakat të djaloshit Ali?

02.06.2020 - 06:21

Aliu 13-vjeçar ishte tejet i prirë për të plotësuar tekat e karakterit të tij. Edhe në moshë të re, ai shfaqej trim, kokëkrisur energjik në shoqëri, fodull nga natyra dhe i cunguar në arsimim.

Ai u përvidhej kujdestarëve për të kaluar kohën duke iu ngjitur maleve, duke iu endur pyjeve, duke iu kacavjerrë honeve, duke bërë topa të mëdhej bore, duke mbushur mushkëritë me ajrin e freskët, duke marshuar përpara pa e çarë kokën për stuhitë e furishme, duke nxjerrë jashtë energjinë e tij negative nga çdo pore.

Ndoshta mes këtyre rreziqesh ai filloi të tregohej sypatrembut para gjithçkaje dhe shfaqte guximin të mposhte çdo gjë. Mes madhështisë së natyrës u ngjall tek ai nevoja për madhështi përsonale, të cilën asgjë nuk mund ta ngopte.

I ati i Aliut më kot u mundua t’i vinte fre egërsisë dhe të përmbante shpirtin aventuresk të të birit, që atëherë bënte vetëm në kokën e vet. Tepër kokëfortë, pra, ai nuk donte t’ia dinte për pengesa që mund të ndeshte rrugës.

Nëse e kyçnin brenda, ai do ta shkallmonte derën ose do të hidhej nga dritarja; nëse e kërcënonin, ai do të hiqej sikur bindej, gjoja nga frika, dhe do të premtonte gjithçka që i kërkohej, por, sapo i krijohej mundësia, e shkelte fjalën si pa të keq.

Aliu kishte një tutor, detzra e të cilit ishte të mbikqyrte veprimet e tij. Por ai e çmendte të gjorin duke i bërë lloj-lloj trukesh dhe, kur e kuptonte se nuk do t’i vuante pasojat, kishte raste që bëhej i dhunshëm me tutorin e tij.