MENU
klinika

Ka të arrestuar

Operacion blic që nga orët e para të ditës, RENEA zbarkon në Elbasan

05.06.2020 - 08:28

Që në orët e para të ditës së sotme, forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit. Katër armë zjarri janë sekuestruar në Elbasan dhe në Kurbin.

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit u sekuestruan tre armë zjarri në banesën e një personi, që ishte vendosur nën monitorim nga policia prej kohësh.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një operacion blic, që mund të vërë në pranga të shumëkërkuarit që janë strehuar në këtë zonë.

Në operacion në mbështetje të policisë së Elbasanit në momentin e ndërhyrjes ka qenë edhe FNSH-ja. Ndërkohë që në Kurbin është arrestuar një 35-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.